Sport
U dëmtua sot dhe doli menjëherë nga fusha, Rei Manaj kthehet vetëm për Shqipërinë –

Rei Manaj është dëmtuar në ndeshjen e sotme mes Sivaspor dhe Gaziantep. Në këtë takim, sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë të sezonit.
Por pa u mbyllur pjesa e parë, Manaj ndieu shqetësim dhe u largua nga fusha. Trajneri i Sivaspor ka zbuluar se Manaj do të jetë jashtë për tre javë. Ndërkohë ndeshja e ardhshme e Shqipërisë do të jetë pas 27 ditësh kundër Cekisë dhe kjo do të thotë se Manaj do të jetë gati për Kombëtaren. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#dëmtua #sot #dhe #doli #menjëherë #nga #fusha #Rei #Manaj #kthehet #vetëm #për #Shqipërinë
SportExpress