Aktualitet

“Më dridheshin këmbët”, Helena Kaçe rrëfen emocionet që e kapluan në Kongresin e PS-së: Pse të rinjtë s’duhet të largohen nga Shqipëria

“Më dridheshin këmbët” – Helena Kaçe
Studentja 19-vjeçare Helena Kaçe, që mbajti fjalën e hapjes në Kongresin e PS-së, rrëfeu emocionet që e kishin kapluar teksa tha se i dridheshin gjunjët.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, prodhimi i Akademisë Politike tha se ishte përgatitur një javë për fjalimin që mbajti në Kongresin e PS-së. Kaçe shtoi se Shqipëria ka nevojë për gjakun e ri.

“E ndjej për mënyrën se si më flasin njerëzit, ka një dallim të madh mes asaj që më flisnin më parë dhe pas fjalës së mbajta në Kongres. Me kryeministrin pata një tjetër takim, kur zhvilluam një takim me Akademinë Politike, ku na u ndanë detyrat. Në skenën politike kjo ishte zgjedhja më e mirë, PS mbetet alternativa më e mirë, opozita ka një gjuhë urrejtjeje shumë të madhe” – tha Kaçe.

#Më #dridheshin #këmbët #Helena #Kaçe #rrëfen #emocionet #që #kapluan #në #Kongresin #PSsë #Pse #të #rinjtë #sduhet #të #largohen #nga #Shqipëria
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button