Aktualitet

Aksident në Berat, automjetet përplasen njëra me tjetrën

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën pasditen e sotme në Berat. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Dëshmorët e Kombit”.

Mjetet e përfshira në aksident janë një tip “Mitsubishi”me taraga AA 020 CT dhe “Mercedes Benz”, me Targa AB 753. Te dyja mjetet kanë qënë duke qarkulluar në të njëjtin sens lëvizje kur janë përplasur. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar për disa minuta qarkullimi në këtë aks. Në vendngjarje shkuan menjëherë efektivë të policisë rrugore, dyshohet se shkak për rrëshkitjen e mjeteve dhe përplasjen e tyre mund të ketë qënë lagështira në rrugë.

#Aksident #në #Berat #automjetet #përplasen #njëra #tjetrën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button