Aktualitet

Berisha e lë në dorë të Argitës kandidimin në 2025: Primaret aty janë, si ta mendojë…

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, u pyet nga gazetarët për zgjedhjet e vitit 2025, se a do jenë lista të hapura apo të mbyllura dhe se a do kandidojë edhe Argita Malltezi.

“Në çdo listë për mua është njëlloj dhe nuk kam asnjë impresion, për sa i përket Argita Malltezit atë nuk e vendos unë, e vendos vetë ajo. Nëse dëshiron, primaret janë të hapura. Nuk ka asnjë pengese, por nuk e di nëse ka ndonjë ambicie”, përgjigj Berisha.

Kjo përgjigje thellon edhe më tej përçarjen e PD, pasi një numër i konsiderueshëm deputetësh janë shprehur më parë se posti i kryetarit nuk duhet të trashëgohet.

/a.r

#Berisha #lë #në #dorë #të #Argitës #kandidimin #në #Primaret #aty #janë #mendojë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button