Sport

VIDEO/ “Vetëm heronjtë arrijnë lavdinë”, Al Nassr-i nderon Ronaldon për 900 golat e shënuar në karrierë –

Cristiano Ronaldo vazhdon të vendosë rekorde, pavarësisht moshës së tij. Ylli portugez tashmë ka regjistruar mbi 900 gola në karrierën e tij si futbollist. Një shifër vërtetë mbresëlënëse, e cila do të jetë e vështirë për t’u thyer nga dikush në të ardhmen.

Klubi ku ai aktualisht luan, vendosi ta nderonte mbërmjen e sotme për kërë sukses të jashtëzakonshëm në karrierë. Tifozët e Al Nassr-it kishin përgatitur një koreografi mjaft të bukur për 5 herë fituesin e Topit të Artë. “Vetëm heronjtë e arrijnë lavdinë”, shkruhej në banerin e shpalosur prej tyre, ndërsa pjesë e koreografisë ishte edhe portreti i Ronaldos me mbishkrimin: “900 gola”.

Ndërkaq, vetë sulmuesi portugez mbajti në duar një fanellë të Al Nassr-it. Në pjesën e pasme të saj shkruhej: “GOAT (më i miri i të gjitha kohërave) 900 gola”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/



#VIDEO #Vetëm #heronjtë #arrijnë #lavdinë #Nassri #nderon #Ronaldon #për #golat #shënuar #në #karrierë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button