Aktualitet
Mësohet se kur do të kthehet De Jong nga lëndimi

Mesfushori holandez, Frenkie de Jong, do t’i kthehet Barcelonës në stërvitje javën e ardhshme, pas pesë muajsh mungesë.
Të premten “Mundo Deportivo” ka raportuar se De Jong ka pranuar rezultate pozitive pas stërvitjeve individuale që i bëri në ditët e fundit.
Mësohet se trajneri Hansi Flick është i lumtur për kthimin e De Jongut.
Holandezi e lëndoi kyçin e këmbës në ndeshjen ndaj Real Madridit që u zhvillua në muajin prill.
Ai i mungoi edhe përfaqësueses së Holandës në “Euro 2024”.
#Mësohet #kur #të #kthehet #Jong #nga #lëndimi
gazetablic.com