Aktualitet

“Po rrokanis kokat e dynjasë”, porosia e Ramës: Opozitës t’i përgjigjemi me distancë higjienike!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se opozita po “rrokanis kokat e dynjasë” për të krijuar, sipas tij, idenë se qeveria është në krye të një ushtrie me hajdutë dhe banditë.

“Duke i futur të gjithë në një thes, duke shfrytëzuar në mënyrë shumë djallëzore, të ligë, episode, momente, personazhe që janë pjesë e pandarë e një shoqërie në të gjithë botën, personazhe nga jeta e brendshme e Policisë së Shtetit, atëherë të krijohet ideja që këtu është një histori krejt tjetër nga ajo që jeton përditë”, tha kreu i qeverisë në fjalimin e tij nga shkolla “Kosova”, gjatë një aktiviteti për sigurinë në shkolla.

Kreu i qeverisë shtoi se opozitës “mund t’i përgjigjemi duke krijuar të gjithë distancën higjienike të nevojshme për të mos u afektuar”.

/a.r

#rrokanis #kokat #dynjasë #porosia #Ramës #Opozitës #përgjigjemi #distancë #higjienike
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button