I kërkoi raport mjekësor për bashkëshorten, por mjeku refuzoi t’ia japë, qytetari e godet me send të fort në kokë

Një 54-vjeçar u arrestua nga policia pasi ka rrahur mjekun e një qendre shëndetësore, i cili kishte refuzuar t’i japë një raport mjekësor gruas së dhunuesit.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin N. M., 54 vjeç, banues në Marikaj, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
Ky shtetas ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij. Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, shtetasi N. M. dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
#kërkoi #raport #mjekësor #për #bashkëshorten #por #mjeku #refuzoi #tia #japë #qytetari #godet #send #të #fort #në #kokë
Java News