Aktualitet
Braçe replika me Bardhin: Dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampers. Po hapa bllokun unë…

Deputetit socialist Erion Braçe ka reaguar në sallën e Kuvendit lidhur me një deklaratë të kreut të Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i cili paraqiti në Parlament dy biseda, që sipas tij janë bërë në Sky ECC, për caktimin e drejtorit të Policisë së Shkodrës nga grupet kriminale.
Braçe tha se bisedat nuk janë të vitit 2023, por të 2020 dhe Sulaj u emërua në Tetor 2023.
“Po hapa bllokun unë për ata që janë zëdhënësa të krimit, dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampers”, tha Braçe.
Ndërkohë në një reagim drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj i ka quajtur shpifje dhe se do të bëjë padi ndaj deputetit demokrat.
#Braçe #replika #Bardhin #Dyqani #të #mbathurave #nuk #të #vlejë #për #pampers #hapa #bllokun #unë..
Java News