Aktualitet

Vetëm familja dhe Flamur Noka në homazhet për Azemin. Berisha dërgon një tufë me lule…

26-vjetori i vrasjes së liderit të dhjetorit 1990, Azem Hajdari, i gjeti demokratët me liderin në arrest shtëpie. Për herë të parë në 26 vite në homazhe, Berisha nuk ishte i pranishëm fizikisht, por dërgoi një kurorë me lule në përkujtim të liderit të lëvizjes studentore 1990. Në homazhe morën pjesë familjarët e miqtë tij dhe Flamur Noka.

“Mesazhi i Azem Hajdarit sot është më adekuat se kurrë”, tha Sekretari i Pwrgjithshwm i PD, Flamur Noka.

“Në atë kohë ishte një regjim politik bolshevik, sot kemi një regjim më të egër, një narkoregjim, një regjim të krimit dhe bandave. Ndaj sot, mesazhi i Azem Hajdarit është më kumbues se kurrë. Regjimi do kurajë, regjimi do përballje, regjimi do t’i qëndrosh, regjimi do që të luftosh ta rrëzosh. Sot shqiptarët nga ky përkujtim, këtë mesazh kanë. Të ngrihemi, të përballemi dhe të rrëzojmë narkoregjimin që është edhe më i egër se regjimi bolshevik”.

I pyetur se kur do të nisë lëvizja politike për krijimin e qeverisë teknike, Noka tha se kjo nuk është çështje datash.

“Revolta popullore po zien, do të duhet që ne t’i prijmë asaj. Ka vetëm një rrugë që e kemi deklaruar, qeveria teknike për të shkuar vendi në zgjedhje të lira dhe demokratike. Shqiptarët nuk mund të pranojnë që në vitin 2025 të mos ketë votë të lira. Shqiptarët nuk mund të pranojnë që edhe të jenë vend anëtar i NATO-s, edhe vota të kontrollohet nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës. Kjo është jo çështje ditësh, është çështje që shtruar për diskutim para strukturave të partisë, ka marrë bekimin dhe ne rrugë tjetër nuk kemi, vetëm për t’u përballur dhe rrëzuar narkoregjimin e Edi Ramës dhe për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira”, tha ai.

/a.r

#Vetëm #familja #dhe #Flamur #Noka #në #homazhet #për #Azemin #Berisha #dërgon #një #tufë #lule..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button