Edhe në Brazil ka lojtarë të fortë, por ata më të fortët luajnë në Europë –

Mungesa e lojtarëve shqiptarë në grumbullimet e Kombëtares është kthyer shpesh në një çështje diskutimi në studiot televizive. Silvinjo ishte i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në “TV Klan”, ku nuk i ka shpëtuar as kësaj teme. “Pjesa më e madhe e lojtarëve që marrim në Kombëtare janë bij emigrantësh që jetojnë në Europë. Përse nuk funksionon më mirë futbollit këtu?”, është një prej pyetjeve që Blendi Fevziu i drejtoi trajnerit të Shqipërisë.
Ndërkohë, Silvinjo është përgjigjur me fjalët: “Pyetje e vështirë dhe e ndërlikuar. Nëse bëjmë një krahasim të vogël, shumë brazilianë luajnë në ligën braziliane. Janë të fortë, por ata të fortët-të fortët, luajnë në Europë. Kjo ndodh edhe me Shqipërinë. Ka një kampionat që rritet, nuk po e krahasoj me kampionatin brazilian. Por them që shumë lojtarë shqiptar që janë të fortë, shkojnë jashtë për të luajtur”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Edhe #në #Brazil #lojtarë #të #fortë #por #ata #më #të #fortët #luajnë #në #Europë
SportExpress