Aktualitet

La shtatzënë të miturën, shpallet në kërkim 31-vjeçari nga Mallakastra

Rrëfimi i një 16-vjeçareje, e cila ka treguar se është bërë nënë pas një raporti intim me një 31-vjecar ka bërë që policia të shpallë në kërkim këtë të fundit.

“Komisariati i Policisë Mallakastër shpalli në kërkim shtetasin B. H., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 16 vjeçe, e cila ka lindur dhe ka deklaruar se babai i foshnjës është shtetasi B. H.”, njofton policia.

Adoleshentja ka sjellë në jetë një foshnje pasi ka mbetur shtatzënë me 31-vjeçarin, por marrëdhëniet seksuale me të mitur janë të dënueshme në Shqipëri.

/a.r

#shtatzënë #të #miturën #shpallet #në #kërkim #31vjeçari #nga #Mallakastra
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button