Aktualitet

FOTO/ Gratë ‘mashtruese’ që grabitën mln euro në Shqipëri!

më pas me shpërthimin e vitit 1997.

Kur u arrestua, Sudja u gjet duke ngrënë bukë me gjizë në një apartament të shkatërruar dhe në 2001-shin u dënua me pesë vite heqje lirie.

1995-1997- Shemsie Kadria

FOTO/ Gratë 'mashtruese' që grabitën mln euro në

Gjatë viteve 1995-1997, Shemsie Kadria, ish-presidentja e firmës piramidale “Gjallica”, mashtroi rreth 70,000 kreditorë, të cilëve u mori para me fajde. “Gjallica” vepronte në qytetin e Vlorës dhe falimentoi në shkurt të 1997-s, gjë që nxiti protestat e dhunshme në Vlorë që u shndërruan më pas në rebelim kundër qeverisë. Në janar të 2001, Gjykata e Tiranës e dënoi me 17 vite burg ish-presidenten e “Gjallicës”, ndërsa në 2007-n u la e lirë falë amnistisë së presidentit të asaj kohe, Alfred Moisiu.

Në mars të 2013-s, Shemsie Kadria u shpall sërish në kërkim sepse akuzohej nga Prokuroria se kishte zhvilluar një tjetër aktivitet duke mashtruar me shuma të mëdha parash. Ajo u denoncua nga tre qytetarë të ndryshëm, që thanë se u ka marrë nga 30,000 – 60,000 euro për prenotime apartamentesh, të cilat më pas nuk ua ka dhënë. Një vit më vonë, u shpall e pafajshme.

25 Korrik, 2019- Violeta Petro

64-vjeçarja Violeta Petro u arrestua në gusht të këtij viti me akuzën e mashtrimit, fshehjes së të ardhurave dhe mospagimit të taksave dhe tatimeve. Petro mashtronte biznesmenë duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga UNICEF. Ajo paraqitej si përfaqësuese e UNICEF dhe pasi i mashtronte, u merrte fonde për përfitime personale. 64-vjeçarja u ofronte bizneseve që të bëheshin pjesë e projekteve, kryesisht që lidheshin me kopshte, çerdhe dhe azile për pleqtë, por fillimisht duhet të paguanin 1% të vlerës së projektit. Nga kallëzimet në polici, u vërtetuan dy raste mashtrimi me vlerë 60,000 dhe 32,000 dollarë. Më pas, numri i denoncimeve shkoi në 9.

2016- Luli dhe Adelia Makashi

FOTO/ Gratë 'mashtruese' që grabitën mln euro në

Përmes një agjencie punësimi me emrin Ande-Lm, Luli dhe Adelia Makashi mashtruan 225 shtetas shqiptarë, me pretendimin se do t’i dërgonin në Kanada me viza pune ose studimi.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Prokuroria, nënë e bijë kërkonin nga 2,000 deri në 10,000 dollarë për person në mënyrë që të bënin të mundur dërgimin në Kanada. Ato u arrestuan në 2016-n. Pak para arrestimit, për të fshehur gjurmët, e shitën kompaninë te dikush tjetër.

Si funksiononte skema e mashtrimit? Luli Makashi, administratore e kompanisë Ande-Lm, dhe Adelia si koordinatore, hiqeshin sikur ofronin shërbime ndërmjetësimi punësimi. Gjatë prezantimit të punës së tyre, përpara aplikantëve paraqiteshin njerëz që hiqeshin si përfaqësues kanadezë. Në tetor të 2017-s, ato u dënuam me 18 vite burg.

28 shkurt 2018 – Olesia Duka

Stomatologia Olesia Duka, ish-bashkëshortja e Bojken Lakos, mashtronte qytetarët duke premtuar se do t’ua kthente paratë e marra borxh me një përqindje më të lartë, pasi biznesi i saj, një klinikë dentare, gjeneronte sasi të mëdha parash.

Për dy vite, nga 2015-a deri në 2017-n, ajo vodhi 2.733.049 euro, 26.100.000 lekë dhe 103.000 dollarë nga 14 persona. Olesia Duka u dënua me 6 vjet dhe 8 muaj burg.

2015- Amarilda Leka

FOTO/ Gratë 'mashtruese' që grabitën mln euro në

FOTO/ Gratë 'mashtruese' që grabitën mln euro në

Enertila Beqja pretendonte se ishte aktorja venezueliane Elizabeth Gutierrez. Historia e saj me drejtorin e postës në Manzë, Durrës, ishte një ndër më të përfolurat në 2017-n. Barush Ahmeti deklaroi në polici se dëshironte të martohej me bjonden bukuroshe me të cilën ishte njohur në Facebook, me të cilën kishte komunikuar që në 2015-n.

Sipas deklaratës në polici, Enertila i kërkoi si fillim 1000 euro, ndërsa më pas dëshironte të tjera dhurata dhe sende si: dyshek, tre qenusha, papagallë, pistë vrapimi, të gjitha mobiljet e shtëpisë, telefona, bizhuteri etj., vlera e të cilave pretendohej se shkonte në afro 53 milionë lekë të vjetra.

Enertila përdorte profile me emra të rremë për të mashtruar persona të ndryshëm, ku disa nga emrat qenë Aleksandër Gjoka, Elona Gjoka, Agim Gjoka, Eli Eli etj. Beqja u dënua me 3.4 vite burg, nga të cilat kreu 9 muaj dhe u lirua në korrik të këtij viti, sepse ka dy prindër të sëmurë dhe të paralizuar, për të cilët duhet të kujdeset./ VoxNews.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button