Sport

Kur na përmbysi Italia për 5 minuta –

Silvinjo ka dhënë një rrëfim të gjatë për emisionin “Opinion” në “TV Klan”. Trajneri i Kombëtares shqiptare i është rikthyer EURO 2024-s, teksa ka treguar momentin e tij më të vështirë dhe atë më të bukur që ka përjetuar në Gjermani. Silvinjo kujton si çastin më të vështirë përmbysjen e Italisë, ndërsa ndeshja me Kroacinë është ajo që i ka dhënë më tepër lumturi. Trajneri brazilian ka zbuluar gjithashtu se nuk mundi ta shihte golin e Bajramit ndaj Italisë. Futbollisti kuqezi shënoi pas vetëm 23 sekondave lojë, duke kapur të papërgatitur edhe vete Silvinjon.

“Momenti më i vështirë në Gjermani? Kur pashë Italinë që përmbysi ndeshjen në harkun e 5 minutave. Italia është një skuadër që më pas mbyllet pas dhe izolohet. Janë mësuar me Kampionate Europiane dhe Botërore, t’i fitojnë dhe jo thjesht të marrin pjesë. Golin e Bajramit nuk e pashë. Isha duke pirë ujë. Më pas dëgjova Zabaletën dhe Bulkun që po thërrisnin: ‘Gol! Gol!’. Por unë nuk e pashë. Momenti më i lumtur në Europian ishte ndeshja me Kroacinë. Dukej se ndeshja ishte e mbyllur, por ata e përmbysën. Megjithatë ne barazuam. Ishte një ndeshje që u luajt për 90 minuta”, është shprehur Silvinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#Kur #përmbysi #Italia #për #minuta
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button