Aktualitet

Fatos Nano përfundon sërish në spital, ja arsyeja

Ish-kryetari i PS dhe ish kryeministri vendin Fatos Nano përsëri me probleme shëndetësore.

Dy burime të pavarura nga njëri-tjetri i konfirmuan gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu problemet e fundit të zotit Nano.

“Bëhet fjalë për një rrëshqitje dhe ka pësuar shëmbje kockash. Asnjë me rëndësi apo kërcënuesë për shëndetin e tij”, tha një prej miqve të afërm të zotit Nano.

Ndërsa një tjetër pas një kominikimi me familjen tha se “situata e tij shëndetësore është nën kontroll”.

Gushtin e vitit të shkuar Fatos Nano u përball me një situatë të vështirë shëndetësore.

Lideri historik i Partisë Socialiste iu nënshtrua një intubimi pasi atij i është rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Por pas ndërhyrjes intensive të mjekëve ia doli të kishte një shëndet të stabilizuar.

#Fatos #Nano #përfundon #sërish #në #spital #arsyeja
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button