Aktualitet

Aksidentohet zjarrfikësja në Shkodër, plagosen dy efektivë, detajet e para

Automjeti i zjarrfikëses është përfshirë në një aksident në Shkodër pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vukatanë rreth orës 18:20.

Sipas policisë, mjeti zjarrfikës doli nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi. Për pasojë, drejtuesi K.M. 30 vjeç dhe pasagjeri R.K., të dy zjarrfikës, pësuan dëmtime, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.

/a.r

#Aksidentohet #zjarrfikësja #në #Shkodër #plagosen #efektivë #detajet #para
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button