Aktualitet
Po shkonin drejt bregdetit shqiptar, aksidentohet autobusi me pensionistë

Një autobus i cili po transportonte pensionistët e Kaçanikut në një udhëtim drejt Shqipërisë, është përfshirë në një aksident në rrugën Carralevë-Duhël të martën në mëngjes.
Tre persona u lënduan nga përplasja mes autobusit dhe një kamioni, tha Policia e Kosovës.
Tre të lënduarit pranuan trajtim mjekësor në emergjencën e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Suharekë.
Pasagjerët, pensionistë nga Kaçaniku, kanë shpëtuar pa lëndime dhe janë transportuar në autobusin tjetër të kompanisë, tha sot agjencia “Elita Tours”.
#shkonin #drejt #bregdetit #shqiptar #aksidentohet #autobusi #pensionistë
gazetablic.com