Aktualitet
Debati presidencial, Trump: Emigrantët nga Haiti kanë ngrënë qentë e amerikanëve

Donald Trump gjatë debatit kundër rivales politike Kamala Harris ka pretenduar se emigrantët nga Haiti po hanë qentë në Springfield të Ohios.
“Ata po i hanë qentë, njerëzit që kanë ardhur këtu po i hanë macet”, tha ai në debatin televiziv. Trump u shpreh se qytetarët amerikanë janë ankuar se “njerëzit nga Haiti po ua hanë qentë”.
David Muir, njëri nga moderatorët e debatit tha se sipas autoriteteve në Springfield, nuk ka raportime se kafshët janë ngrënë.
#Debati #presidencial #Trump #Emigrantët #nga #Haiti #kanë #ngrënë #qentë #amerikanëve
Java News