Bajqinovci: S’do të ketë koalicion me AAk-në, do t’i fitojmë mbi 50% të votave!

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se subjekti politik që ai përfaqëson bën gabim nëse bën koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Haradinaj theksoi se një bashkëpunim i tillë do të ishte një gabim i madh për AAK-në.
E një përgjigje e shpejtë erdhi nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendoje.
Deputeti i kësaj partie, Mefail Bajqinovci, tha për “Gazeta Blic” se nuk do të ketë koalicion me AAK-në pasi LVV-ja do t’i fitojë mbi 50% të votave.
Bajqinovci tha se besimi i qytetarëve në reformat që kanë ndërmarrë u’a siguron edhe një mandat.
“Nuk do të ketë koalicion me AAK-në, pasi ne do t’i fitojmë mbi 50% të votave. Besimi i qytetarëve në punën dhe reformat tona që janë bërë, siguron edhe mandatin e ardhshëm për të vazhduar drejt përmbushjes së qëllimeve tona për zhvillimin e vendit” tha Bajqinovci për “Gazeta Blic”.
Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, deklaroi dje se më shumë do të përkrahte idenë për një koalicion si opozitë e bashkuar.
“Unë po flas emër për kryeministër, mendoj që AAK e bën një gabim në rast se vetëm e mendon si opsion pas zgjedhjeve me qenë pas me ta. Më shumë do të përkrahë një ide opozita e bashkuar. Por, a do të mundemi ne të shkojmë më këtë opsion varet edhe prej rezultatit zgjedhor”, ka thënë Haradinaj raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
Daut Haradinaj: AAK-ja bën gabim nëse bën koalicion me VV-në
#Bajqinovci #Sdo #të #ketë #koalicion #AAknë #fitojmë #mbi #të #votave
gazetablic.com