Aktualitet
Zyrtare, Ajeti prezantohet në mënyrë spektakolare nga klubi i ri

Zyrtare, Ajeti prezantohet në mënyrë spektakolare nga klubi i ri
Arlind Ajeti ka lënë Rumaninë dhe është transferuar në kampionatin turk. Mbrojtësi i Kombëtares u largua nga Cluj dhe u prezantua te Bodrumspor, ku së fundmi ka kaluar edhe Taulant Seferi, tjetër lojtar i përfaqësueses sonë, raporton A2.
Ajeti u ble për 300 mijë euro nga klubi turk dhe u prezantua me një video spektakolare.
Për lojtarin 30-vjeçar mund të konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierë në këtë moment, pas aventurave që ai ka pasur në Zvicër, Itali me skuadra të ndryshme, Danimarkë dhe së fundi në Rumani.
#Zyrtare #Ajeti #prezantohet #në #mënyrë #spektakolare #nga #klubi
Java News