Aktualitet
Spiropali takohet sot me Konjufcën dhe Kurtin

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të vizitojë sot Kosovën për takime zyrtare me udhëheqësit më të lartë të vendit.
Në orën 11:30, ajo do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në kabinetin e tij. Pas përfundimit të takimit, në orën 12:15 do të mbajnë një konferencë për media.
Më pas, në orën 13:00, Spiropali do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
#Spiropali #takohet #sot #Konjufcën #dhe #Kurtin
gazetablic.com