Life Style
Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare kantautori i njohur korçar

Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare kantautori i njohur korçar, Gjergji Peleshi.
Ai ka qenë pjesë për shumë vite e korit “Lira”, por njihej gjerësisht edhe për serenatat korçare.
Gjergji Peleshi u rrit në një familje e cila kishte një lidhje të ngushte me muzikën e serenatave dhe sëbashku me vëllain e tij, Ilkë Peleshin u kujdesën që ta trashëgonin këtë traditë.
Peleshi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën artistike të qytetit. Gjithë jetën e tij e kaloi duke kënduar duke i falur magjinë e serenatave të tij qytetit të Korçës.
#Ndahet #nga #jeta #në #moshën #88vjeçare #kantautori #njohur #korçar
Java News