Aktualitet

Majko bojkoton ministrin? Taulant Balla e merr “personale”: E ka për shkak të Diasporës…

Rendi i ditës i ngjeshur dhe orët e gjata të mbledhjes së komisionit parlamentar për çështjet ligjore duket se ia ulën vigjilencën Taulant Ballës.

Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin kishte harruar mikrofonin ndezur, teksa nisi të shkëmbente batuta me Fatmir Mediun për mungesën e Pandeli Majkos në Komision, ndonëse ishte edhe relator i projektligjit që po shqyrtohej.

Kjo batutë e Ballës lidhet me detyrën e re që Edi Rama i besoi atij brenda strukturave të PS-së si i deleguar për diasporën. Një detyrë të ngjashme për katër vite brenda kabinetit qeveritar e ka pasur Pandeli Majko në kohën kur ishte Ministër Shtetit për Diasporën, shkruan A2.

Por insistimi i Edi Ramës për ta mbajtur në Kukës, ku ka fare pak gjasa të zgjidhet deputet, duket se e ka mërzitur aq sa të mos paraqitej përballë Taulant Ballës, ndonëse kishte shkuar në Kryesinë e Kuvendit për mbledhjen e grupit.

Falë vetëbesimit të një portreti që e bën të duket më të ri në moshë, Taulant Balla gjatë prezantimit të projektligjit për aderimin e Shqipërisë në qendrën europiane të ekselencës u tregoi kolegëve se çfarë detyre tjetër i kishte besuar kreu i qeverisë, transmeton A2.

“Në pozicionin të ri në qeveri më është caktuar edhe detyra si Koordinatori kombëtar për qëndrueshmërinë në NATO”, tha Balla.

Nga opozita e ngacmuan menjëherë me batutë, por mikrofonat e fikur bënë që vetëm të pranishmit ta dëgjonin, teksa Balla tentoi të shfaqej shpërfillës.

/a.r

#Majko #bojkoton #ministrin #Taulant #Balla #merr #personale #për #shkak #të #Diasporës..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button