Aktualitet

“Rama ka bërë transformim total të PS”, Meçe: PD nuk prodhon dot aksion, 12 vite me të njëjtët njerëz

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike zgjodhën gjatë javës që lamë pas drejtuesit politikë të 12 qarqeve që do përballen në zgjedhjet parlamentare. Në përgatitjet për nisjen e fushatës, gjatë ditës së djeshme pati dhe një lajm për Sali Berisha që do duhet të paraqitet në SPAK të mërkurën së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi që t’iu komunikohet akuza në mbyllje të hetimeve për aferën “Partizani”.

I ftuar në emisionin “Në Studio Live” në Report Tv, analisti Arben Meçe theksoi se për lirimin e Berishës nga izolimi dhe dalja në terren më i interesuari është Edi Rama, pasi nuk i intereson të ndeshet pa kundërshtar.

“Berisha nuk është në masë sigurie për vepër penale. Nuk ka asnjë akuzë dhe nuk ka kërkim për masë sigurie nga prokuroria. Ka një kërkesë normale që ka një hetim dhe ai hetohej në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni. Ai i bëri sfidë drejtësisë por ndeshesh me ligjin.

Është në masë sigurie në shtëpi jo falë sistemit të drejtësisë, por falë sfidës ndaj sistemit të drejtësisë. Çfarë fiton duke iu kundër përgjigjur sistemit të drejtësisë. Masa e sigurisë u mor vetëm me këtë gjë. Të mërkurën transmetohet akuza. Dhe kërkohet protestë madhështore. Për t’iu kundërpërgjigjur kujt? Berisha u fut në këtë masë sigurie, për hetim.

Dhe kur i jepet masa e sigurisë hetimi ka përfunduar. Protestuesit do presin Berishën përjashta si person i liruar. Do presin lirimin e Berishës. Kush është i interesuar për lirimin e Berishës? Rama.

Nuk ka asnjë lloj interesi politik të garoj pa kundërshtar”, deklaroi ai. Ndërkohë Meçe krahasoi drejtuesit e PS me ato të PD. Ai shprehet se nga njëra anë Rama ka transformuar PS totalisht këto 12 vite, ndërsa PD nga ana tjetër ka të njëjtët njerëz prej 12 vitesh. “Në analizë çfarë përfaqësojnë dhe çfarë do organizojnë.

Të gjithë përfaqësuesit e PS dhe PD përfaqësojnë frymën e liderëve të tyre. Patë Asamblenë Kombëtare, demonstroi një element të ri në politikën shqiptare. Dy kryetarët e partive bën ligj për interesat e tyre. Del Rama dje dhe thotë jo, listat e mbyllura nuk do jenë ato që komandoj unë por do vijnë si frymë e re. Prodhon për herë të parë aksionin e parë.

Nuk do t’ia dijë për PD. Sfidën e ka të ezauruar. Ne si nismëtarë të PD këtë kemi pasur si synim. Të vazhdosh me 12 vetë prej 10 vitesh do të thotë të vdesësh. Rama ka bërë transformim total të PS. Prodhoi një mekanizëm real, nuk ishte demagogji”, nënvizoi Meçe.

#Rama #bërë #transformim #total #të #Meçe #nuk #prodhon #dot #aksion #vite #të #njëjtët #njerëz
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button