Aktualitet

Në prag të debatit Kamala-Trump, pothuaj milimetrike garat në7 shtete kyçe

Nga Eduard Zaloshnja

Kolegji Elektoral që do të dalë nga zgjedhjet e 5 nëntorit nëSHBA, do të përbëhet nga 538 elektorë të 50 shteteve tëfederatës amerikane (numri i elektorëve për secilin shtet varetnga popullsia e çdo shteti). Në shtetet ku do të fitojë Kamala Harris e Partisë Demokrate, do të caktohen elektorë tëpërzgjedhur prej saj. Ndërsa në ato ku do të fitojë Donald Trumpi Partisë Republikane, do të caktohen elektorë të përzgjedhurprej tij*. Për t’u shpallur fitues, njëri nga kandidatët në garëduhet të ketë të paktën 270 elektorë që votojnë për.

RealClearPolitics dhe Silver Bulletin janë dy portale që çdo ditëllogarisin mesataret e sondazheve më të fundit të zhvilluara nësecilin shtet – në të parin llogariten mesatare të thjeshtaarithmetike, ndërsa në të dytin mesatare të ponderuara. Duke indërthurur statistikisht mesataret e këtyre dy portaleve, rezultonse po të ishin zhvilluar sot zgjedhjet në SHBA, Kamala do tëkishte fituar në mjaftueshëm shtete për të siguruar 270 elektorëtë saj në Kolegjin Elektoral, përkundrejt 268 elektorëve tëTumpit.

Në hartën e mëposhtme, shtetet e ngjyrosur me blu të fortë(ngjyra e Partisë Demokrate) do të fitoheshin sot me siguri tëlartë statistikore nga Kamala. Ndërsa në shtetet e ngjyrosur me blu të lehtë (Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin), epërsia e Kamalës është vetëm milimetrike. Nga ana tjetër, shtetet e ngjyrosur me të kuqe të fortë (ngjyra e Partisë Republikane) do të fitoheshin sot me siguri të lartë statistikore nga Trump. Ndërsanë shtetet e ngjyrosur me të kuqe të lehtë (Georgia, Arizona, Nevada dhe North Carolina) epërsia e Trump është vetëmmilimetrike.

Në një situatë kaq të balancuar statistikore, rëndësia e debatitteleviziv Kamala-Trump është e jashtëzakonshme – një gabimnga njëri prej kandidatëve gjatë debatit mund ta zhbalancojëgarën…

*Washington, DC, edhe pse nuk e ka statusin e shtetit, dërgon 3 elektorë në Kolegjin Elektoral. Vetëm shtetet Maine dheNebraska dërgojnë elektorë sipas një parimi të përafërtproporcional. Kudo tjetër, përdoret parimi mazhoritar (kushfiton qoftë edhe me 0.01% në një shtet, siguron gjithë elektorët e atij shteti).

#Në #prag #të #debatit #KamalaTrump #pothuaj #milimetrike #garat #në7 #shtete #kyçe
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button