Aktualitet
Aksident në rrugën Milloshevë-Prishtinë, lëndohet një person

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident me lëndime në rrugën Milloshevë-Prishtinë, shkruan .
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, me ç’rast ka mbetur i lënduar një person.
Aksidentin për e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Milloshevë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
Si pasojë e aksidentit është lënduar një person.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, tha Ahmeti.
#Aksident #në #rrugën #MilloshevëPrishtinë #lëndohet #një #person
gazetablic.com