Aktualitet

Mbledhja e Kryesisë së PS-së, Rama jep porositë, ja udhëzimi për anëtarët

Në selinë e PS-së po zhvillohet mbledhja e Kryesisë së PS-së, e thirrur nga Kryeministri Edi Rama, një ditë pasi Asambleja Kombëtare zgjodhi forumin më të rëndësishëm politik të kësaj partie.

Gazetari Ergys Gjençaj në një komunikim për Neës24 tha se pavarësisht se është një mbledhje konstituimi, Kryeministri Edi Rama po jep porositë dhe udhëzimet për anëtarët e Kryesisë lidhur me organizimin e punës në bazën e PS-së.

Kryesia e PS-së mblidhet vetëm pak orë pasi Asambleja Kombëtare zgjodhi anëtarët e rinj, ndërsa socialistët kanë ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet e 2025-ës. Gjithashtu, PS ka përcaktuar tashmë edhe drejtuesit politikë sipas qarqeve dhe paralelisht ka nisur edhe procesi i aplikimeve për deputet.

#Mbledhja #Kryesisë #së #PSsë #Rama #jep #porositë #udhëzimi #për #anëtarët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button