Aktualitet
Nuk ndalet Albana, merr postin e dhjetë në PD

Si të mos i mjaftonin 9 poste që mban në PD e Berishës, Albana Vokshi duket se ka marrë postin e 10.
Ndonëse ajo nuk u përfshi në momentin e parë në pozicionin e drejtueses së ndonjë prej qarqeve, me sa duket, pakënaqësia e saj ka dhënë rezultat.
Ajo u pa sot e rreshtuar mes 12 burrave ndërsa dëgjonin me vëmendje Sali Berishën nga një ekran led.
Situata ireale duket sikur është humor, por në fakt, tregon krizën e thellë ku e ka futur Berisha PD dhe opozitën.
Gjithsesi, rëndësi ka që Albana nuk u mjaftua me 9 pozicione. Një emërim i 10-të do ta bëjë Vokshin më të fortë, ndërsa kundërshtarët e PS të dridhen nga frika./Tema
#Nuk #ndalet #Albana #merr #postin #dhjetë #në
Java News