Kurti pas humbjes së kombëtares: Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar humbjen e Kombëtares së Kosovës karshi Rumanisë, mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kurti përmes një postimi në Facebook, tha se Kosova pati mbrëmje të vështirë dhe një fillim që nuk ishte i dëshiruar.
Megjithëse, i pari i qeverisë u shpreh se ishin “dardanët” ata që ngritën shpesh në këmbë popullin e Kosovës, me golat e tyre.
“Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë”, tha tutje Kurti.
“Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi. Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë. Forca Kosovë!”, shkroi shefi i ekzekutivit.
#Kurti #pas #humbjes #së #kombëtares #Nuk #ishte #fillimi #që #dëshiruam #por #megjithatë #është #vetëm #fillimi
gazetablic.com