“Ndaleni Vuçiçin para se të hyjë në luftë” – Kosova apelon pas bllokimit të pikëkalimeve

Kosova i ka kërkuar Bashkimit Europian dhe SHBA-së që të merren masat ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pasi vendi u detyrua një ditë më parë të bllokojë disa pika kufitare ku persona të maskuar bllokuan qarkullimin e mjeteve.
Pikëkalimet e Merdares, Jarinës dhe Bërnjakut – drejt Serbisë dhe Malit të Zi – u mbyllën për arsye sigurie nga pala kosovare, teksa grupe qytetarësh serbë dolën në protestë kundër vendimit të qeverisë Kurti për mbylljen e pesë institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës.
Sipas Beogradit, kryeministri Albin Kurti po kërkon një përballje politike-diplomatike me Serbinë ose që ta tërheqë në konflikt me të.
“Kosova do ta mbajë kufirin e mbyllur deri sa të garantohet lëvizja e lirë dhe shqiptarët të sigurohen nga skenat më të këqija të kriminelëve serbë të maskuar, që i ndjekin e kërcënojnë sërish. Ne i bëjmë thirrje BE-së dhe SHBA-së që të kundërshtojnë me vendosmëri hapat e ardhshëm përshkallëzues të Vuçiqit. Ai duhet të ndalet para se të hyjë në luftë,” shkroi ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
Automjete me flamurin serb në dritaren e pasagjerit u vendosën pasditen e së premtes në mes të rrugës që çon në pikën kufitare të Merdares, në veri të Kosovës. Bllokimi ishte paralajmëruar nga organizatat serbe në shenjë proteste për zhvillimet në Veri.
/a.r
#Ndaleni #Vuçiçin #para #të #hyjë #në #luftë #Kosova #apelon #pas #bllokimit #të #pikëkalimeve
Java News