Aktualitet
Largimi i Rrumbullakut, Meta: Skandalet nuk “shpëlahen” me ndërrime drejtuesish

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar largimet e drejtuesve në Policinë e Shtetit. Meta tha në konferencë për mediat se skandalet nuk shpërlahen me ndërrime drejtuesish, ndërsa tha se Rama e ka kthyer në polici private.
“Nuk ka komente më për Policinë e Ramës, polici private. Skandalet e shumta që kanë ndodhur këto kohë nuk shpërlahen me ndërrime drejtuesish, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën. Duhet që strofulla e krimit të organizuar është në kryeministri, aty është strofulla e Ndraghetës dhe atje bëhen ndryshimet për të shpëlarë skandalet në mënyrë që njerëzit të shpresojnë se do ketë ndonjë ndryshim”, tha Meta.
#Largimi #Rrumbullakut #Meta #Skandalet #nuk #shpëlahen #ndërrime #drejtuesish
Java News