Aktualitet

Ukrainë-Shqipëri, një portugez për sfidën e Ligës së Kombeve

Një portugez i paafirmuar do të gjykojë ndeshjen Ukrainë-Shqipëri. UEFA ka vendosur që duelin e parë të kuqezinjve të vlefshëm për Ligën e Kombeve, ta gjykojë portugezi Luis Godinjo.

38 vjeçari, nuk ka një eksperiencë të madhe në arenën europiane megjithatë UEFA i ka besuar takimin në Pragë që pritet të jetë i luftuar nga të dyja përfaqësueset.

Gudinjo do të ndihmohet nga Rui Teizeira dhe Pedro Almeida ndërsa arbitër i 4-të do të jetë Helder Filip, të gjithë nga Portugalia.

38-vjeçari në karrierën e tij ndërkombëtare ka gjykuar në një ndeshje të Europianit, ndërsa ka 6 sfida në Ligën e Kombeve dhe 12 ndeshje miqësore.



#UkrainëShqipëri #një #portugez #për #sfidën #Ligës #së #Kombeve
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button