Aktualitet

Partia Demokratike nuk mund të jetë strehë, vetëm për ta shfrytëzuar e për t’u pasuruar!

Nga Paulin Marku

1.Partia Demokratike është një asset kombetar ,me mbështetje të gjërë në shtresat e ndryshme të shoqërisë shqiptare dhe për këtë kërkon respekt ,integritet ,moral ,besim, përgjegjësi ,ndershmëri ,sinqeritet ,para votuesve ,qytetarëve ,të rinjve dhe të rejave ,intelektualeve ,pronarëve,shtresave të vuajtuara nga regjimi monist ,pensionistëve dhe të gjithë atyre që u larguan nga Shqipëria në këto vite tranzicion politik.

2.Të drejtosh një pasuri të tillë kombetare si Partia Demokratike nuk kërkon vetëm ta shfrytëzosh për interesa personale ,të pasurohesh ,të blesh vila e makina luksoze, të marrësh toka e pasuri të paligjshme, të ndërtosh hotele luksi, të mos vlerësosh kontributet e demokratëve ,të abuzosh me votën dhe lirinë demokratike, sakrificat dhe mundin e demokratëve të ndershëm ,por kërkon angazhim, sakrificë ,denjitet ,pergjegjëshmëri ,vullnet e vendosmëri, pa interesa personale në kurriz të demokratëve.

3.Humbja e Partisë Demokratike në vitin 2013 erdhi si pasojë e rritjes së nivelit të korrupsionit në të gjitha nivelet e drejtimit ,ministra që nuk hapnin telefonat, drejtues vendor që mendonin vetëm pasurimin e tyre personal, shkëputje totale nga strukturat e Partisë në bazë , abuzime me kandidatët për kryetarë Komune e Bashkie, abuzime me emërime drejtoresh e me vende pune ,duke i lënë demokratët në mëshirë të fatit.

4.Largimi nga reforma për ndarjen territoriale ,marrëveshja e vitit 2017,largimi nga parlamenti dhe zevëndesimi me elementë dhe individë që nuk përfaqësonin demokratët ,mos marrja pjesë në zgjedhjet vendore lokale në vitin 2019 ,miratimi i njëanshëm i ndryshimeve në kodin zgjedhor ,funksionimi me dy standarte i komisionit vlerësimit të kandidaturave ,lista e deputetëve pa lidhje të drejtëpërdrejta me bazën, personalizimi i fushatës elektorale të vitit 2021 ,rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2023 ishin element që cënuan vullnetin dhe besimin e demokratëve të ndershëm.

6.Rithemelimi,mbeshtetja që demokratët e ndershëm i dhanë kësaj lëvizje erdhi si pasojë e zhgënjimeve të njëpasnjëshme nga lideri i PD-së Z.BASHA, gazi i përdorur kundër demokrateve në selinë e PD-së,betonizimi i selisë dhe gjyqet e stërgjatura për siglen dhe vulën demtuan rëndë Partinë Demokratike.

7.Sot para të gjithë shqiptarëve kemi një qeverisje pa program, pa alternative, pa mision,e kapur mbas fenomeneve negative të një shoqërie demokratike,e korruptuar dhe aspak kombetare.

8.Humbësit e zgjedhjeve të vitit 2013 dhe kundërshtarët e 10 –viteve të opozitës nuk mund të jenë shpëtimtarët e demokratëve dhe shpresa e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.

9.Demokratet e ndershem ,qytetaret e këtij vendi kërkojnë një opozitë ndryshe nga qeverisja aktuale,besueshmëri, përfaqësim ,denjitet moral dhe politik, ndershmëri ,vizion e program qeverisës dhe alternative të besueshme.

10.Pazaret e pista nuk mund të jenë shpresa ,përfaqësimi ,ndryshimi e ardhmja dhe besueshmëria para demokrateve dhe qytetareve të ndershem të këtij vendi.
Respekte dhe shendet familjarisht të gjithë demokratëve dhe qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.

*Paulin Marku, ish-Kryetar PD-së Lezhë, anetar i Keshillit Kombetar PD-së

#Partia #Demokratike #nuk #mund #të #jetë #strehë #vetëm #për #shfrytëzuar #për #pasuruar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button