Sport

FOTO / Mirlind Daku humb njeriun e zemrës: Ishalla të kam bërë krenar…

Një lajm i trishtë vjen nga familja e Mirlind Dakut teksa daja i sulmuesit është ndarë nga jeta. Është vetë Mirlindi që bën të ditur lajmin teksa shkruan disa rreshta emocionues në faqen e tij zyrtare.

“Faleminderit qe na rrite me shume dashni. Deri ne momentin e fundit nuk u ndale duke me perkrahur. Ishalla sado pak te kam bo krenar. Prehu ne paqe daja jem. Te kam dasht dhe do te dua gjithmone”, shkruan Daku.

Një moment i vështirë për futbollistin e Kombëtares i cili nuk është pjesë e këtij grumbullimi për shkak pezullimi dhe dëmtimi.

Redaksia e Newsport.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Mirlindit për humbjen e njeriut të tij të zemrës.

/a.r

#FOTO #Mirlind #Daku #humb #njeriun #zemrës #Ishalla #të #kam #bërë #krenar..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button