Aktualitet

“Takime me Ramën, Begajn dhe…”, presidenti i Izraelit vjen në Tiranë, në kulmin e luftës në Lindjen e Mesme

Presidenti izraelit Isaac Herzog do të vizitojë Serbinë dhe Shqipërinë më 11 shtator.

Një zyrtar i lartë i Izraelit tha për The Times of Israel se, gjatë udhëtimit, i cili do të zgjasë vetëm një ditë, Herzog pritet të takohet me homologët e tij Aleksandar Vuçiç dhe Bajram Begaj.

Kreu i shtetit hebre do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Kujtojmë se Drejtori i CIA-s William Burns ishte në Serbi dhe Kosovë, muajin e kaluar dhe u takua me homologun e tij serb. Të dy diskutuan, ndër të tjera, për situatën e sigurisë në Izrael.

/a.r

#Takime #Ramën #Begajn #dhe.. #presidenti #Izraelit #vjen #në #Tiranë #në #kulmin #luftës #në #Lindjen #Mesme
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button