Aktualitet
Shoqërohet në polici Safet Bajri! Ishte me “bishën” e blinduar kur u ndalua, zbardhen detajet

Është shoqëruar në polici ditën e sotme Safet Bajri. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Bajri është ndaluar në Lezhë ndërsa ka qenë duke lëvizur me një mjet të blinduar.
Policia e Lezhës e ka ndaluar pas urdhërit të lëshuar nga Drejtoria e Policisë së Shkodrës, ku Safet Bajri pritet të merret në pyetje për një ngjarje të ndodhur në fshatin Rranxë në Bushat, ku u qëllua me armë në drejtim të një mjeti të blinduar.
Safet Bajri është një i emër i njohur për policinë, ku shpesh ai lidhet me ngjarje të rnda kriminale të ndodhur në Shkodër ku ka patur disa herë akuza në drejtim të tij.
#Shoqërohet #në #polici #Safet #Bajri #Ishte #bishën #blinduar #kur #ndalua #zbardhen #detajet
Java News