Aktualitet
Çështja “Partizani”, Taulant Balla thirret në SPAK

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është thirrur ditën e sotme në SPAK.Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se Balla është thirrur për hetimin që po kryen prokuroria për privatizimin e klubit Partizani.Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleks pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Nëpërmjet kësaj padie, Balla akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami.Klubi sportiv “Partizani” ka qenë një ndër komplekset në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ku sot janë bërë ndërtime të reja.