Lista e plotë| Zbardhen emrat e ish-zyrtarëve të arrestuar së bashku me Dakon

Prokuroria e Posaçme ka arrestuar ditën e djeshme ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe 9 –sh-zyrtarë të tjerë lokal të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe Falsifikim dokumentesh.
Me vendim të GJKKO janë caktuar 7 masa arresti me burg dhe 3 arrest në shtëpi. Euroneës Albania ka mundur të sigurojë emrat e plotë të 10 personave ndaj të cilëve janë ngritur akuzat e SPAK.
Në “Arrest shtëpie” janë lënë shtetasit:
Roza Kovaçi
Edlira Kërtusha
Meri Semini (Priftuli)
Personat e arrestuar:
Vangjush Dako, ish-kreu i Bashkisë Durrës
Adlei Likmeta, ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit.
Ermal Lama
Fatmir Ejupi
Adrian Bulku
Nandi Tocilla
Fiqiri Faruku
Hetimet mbi zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Bashkisë së Durrësit nisën pas kallëzimit të bërë 2 vite më parë nga banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti. Me nisjen e hetimeve për pallatin e dëmtuar u zbuluan parregullsitë në procedura, shtesa pa leje dhe mosrespektimi i standardeve të ndërtimit.
Dako akuzohet edhe për një tender të vitit 2014 – 2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh. Hetimi për shkeljet ka nisur rreth 1 vit më parë dhe Vangjush Dako është thirrur në SPAK në mars 2023 lidhur me këtë dosje.