Aktualitet
Tragjike në Shkodër, 18-vjeçari mbytet teksa lahej në lumin Buna

Një 18-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Shkodër. Ngjarja është regjistruar në fshatin Obot, kur 18-vjeçari Remzi Duli është futur në lumin Buna për t’u larë.
Por policia njoftoi se dyshohet se atë e ka marrë rrjedha e lumit dhe për pasojë është mbytur. Trupi i pajetë i adoleshentit është gjetur pas kërkimeve përgjatë rrjedhjes së lumit.
“Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit”, njoftoi policia.
Hetuesit po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti.
/a.r
#Tragjike #në #Shkodër #18vjeçari #mbytet #teksa #lahej #në #lumin #Buna
Java News