Aktualitet

“Basha marrëveshje me Ramën, për të arrestuar Berishën”, Topalli: Pse jam tërhequr nga politika

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli foli në Dritare TV lidhur me jetën e saj politike pas një shkëputje prej 10 vitesh nga Kuvendi.

Zonja Topalli në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku tregoi se pse ka qëndruar e distancuar nga politika muajt e fundit. Një ndër arsyet, rrëfen zonja Topalli kanë qenë edhe kohët e vështira që ka kaluar politika shqiptare, por kryesisht opozita.

“Ka momente kur njeriu do të flasë, por ka edhe momente kur flet heshtja. Unë kam 10 vite që nuk jam pjesë e Parlamentit, por kjo nuk më ka penguar që të jem aktive në politikë. Por kam marrë kohë për të marrë iniciativa të rëndësishme.

Shkëputja ka qenë qoftë edhe për arsye familjare, private. Në politikë duhet të dish edhe kur të flasësh apo guxosh. Nuk kanë qenë kohë të lehta këto për politikën, sidomos për opozitën. Por ka kohë, kur duhet të flasësh dhe të reagosh”, u shpreh zonja Topalli për Dritare TV.

#Basha #marrëveshje #Ramën #për #të #arrestuar #Berishën #Topalli #Pse #jam #tërhequr #nga #politika
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button