Aktualitet
Mbi 90 mijë hyrje-dalje, fluksi në muajin gusht mbush arkat e portit të Vlorës

Fluksi i hyrje-daljeve në portin e Vlorës gjatë muajit gusht ka tejkaluar pritshmëritë e autoritetit portual.
Por ajo që është më kryesorja është fakti që ky fluks ka përmirësuar edhe të ardhurat që mbledh ky port si pasojë e përpunimit të pasagjerëve dhe mjeteve, që vijnë nga Brindizi i Italisë dhe anasjelltas.
Referuar shifrave të prenotimeve, pritet që fluksi i lëvizjeve të vijojë deri në mesin e muajit shtator, kryesisht në dalje, raporton A2.
Vetëm në dy ditët e para të shtatorit, janë regjistruar mbi 2 mijë persona që janë larguar nga Porti i Vlorës drejt Italisë.
#Mbi #mijë #hyrjedalje #fluksi #në #muajin #gusht #mbush #arkat #portit #të #Vlorës
gazetablic.com