Aktualitet

VIDEO / Himara në festë! Beleri pritet me fishekzjarrë e përqafime

Fredi Beleri, eurodeputeti grek i cili ishte burgosur në Shqipëri për korrupsion zgjedhor, u prit me fishekzjarrë e përqafime nga banorët e Himarës, të cilët organizuan një festë pas lirimit me kusht nga qelia, ku po vuante dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit.

Gazetarja e A2 CNN, Jerola Ziaj, raporton se Beleri ka qëndruar fillimisht në Vlorë, ku ka pasur një takim me Vangjel Dulen dhe strukturat e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në qytetin bregdetar.

Në Himarë ishte e pranishme edhe ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, e cila qëndroi në lokalin në pronësi të familjes Beleri në qytet, pikërisht në vendin ku ndodhi edhe arrestimi i tij në vitin 2023.

Pas mbërritjes së Belerit, banorë të shumtë të Himarës e përqafuan ndërsa u hodhën edhe fishekzjarrë, ndërkohë që qyteti është i mbushur edhe me turistët të cilëtt vojojnë pushimet.

Beleri u arrestua pak ditë para zgjedhjeve vendore të vitit 2023 dhe nuk e ushtroi kurrë detyrën e kryetarit të Bashkisë Himarë, edhe pse i fitoi zgjedhjet. Për ca kohë, Jorgo Goro qëndroi në detyrë si kryetar bashkie, por pas arrestimit të tij për falsifikim dokumentesh në lidhje me pronat në Himarë, aty u mbajtën zgjedhje të reja, më 4 gusht të këtij viti.

Partia Socialiste kandidoi prefektin e Vlorës, Vangjel Tavo, ndërsa opozita kandidoi sipërmarrësin Petro Gjikuria. Zgjedhjet u fituan nga Tavo, me më shumë se 1500 vota diferencë. Zgjedhjet e mëparshme ishin fituar nga Beleri me më pak se 20 vota diferencë.

#VIDEO #Himara #në #festë #Beleri #pritet #fishekzjarrë #përqafime
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button