VIDEO/ Pasim klasi nga Valverde, i shërbeu Mbapesë golin e parë në kampionat –

Më në fund tifozët e Realit të Madridit mund të qendrojnë të qetë. Kilian Mbape i ka dhënë fund ngërçit dhe ka shënuar dy golat e tij të parë në La Liga. Sulmuesi francez i dha fitoren Realit me dy golat e tij, duke ndjerë edhe ngrohtësinë e jashtëzakonshme të “Santiago Bernabeut”.
Por një meritë të madhe në këtë zhbllokim psikologjik të yllit francez e ka Federiko Valverde. Ky i fundit ka treguar gjithë klasin e tij në minutën e 67. Uruguajani ka dhënë një pasim me finte, që kapi në befasi të gjithë mbrojtjen kundërshtare dhe nxorri Mbapenë të vetëm me portierin. Valverde i shërbeu ish-lojtarit të PSG-së një gol të sigurt dhe ky i fundit nuk mund të gabonte për ta ndalur topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
This angle of Fede Valverde’s assist to Kylian Mbappé is incredible.
— TC (@totalcristiano) September 1, 2024
#VIDEO #Pasim #klasi #nga #Valverde #shërbeu #Mbapesë #golin #parë #në #kampionat
SportExpress