Aktualitet

‘Ballkani Perëndimor ka qenë kufi midis dy botëve’, von der Leyen: Kremlini përpiqet të trazojë ujerat

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen  gjatë fjalës të saj Forumi Strategjik të “Bledit”, në panelin e diskutimit u shpreh se, Ballkani perëndimor për kohë të tëra ka qenë kufi midis dy botëve , lindjes, perëndimit, jugut dhe veriut.

“ Ballkani Perëndimor për kohë të tëra ka qenë kufi midis dy botëve , Lindjes, Perëndimit, Jugut dhe Veriut. Por brezat e tjerë kanë zgjedhur një rrugë tjetër , kanë zgjedhur të jenë pjesë e një familje të përbashkët evropiane. Kanë zgjedhur të udhëtojnë, t tregtojnë së bashku , të lulëzojnë me fqinjët e tyre evropiane. Udhëheqja ruse refuzon ta pranojë këtë realitet të ri. Sa herë që ka progres drejtë pajtimit dhe integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, Kremlini përpiqet të trazojë ujerat e konflikteve të vjetra. Rusia është vazhdimisht në punë për të mbledh përçarje brenda Ballkanit por dhe pjesë së BE. Shumica e njerëzve që jetojnë në Ballkan nuk duan fragmentonim por duan integrim. Kjo është ajo që duam dhe duhet që ne ti japim atyre.

/a.r

#Ballkani #Perëndimor #qenë #kufi #midis #botëve #von #der #Leyen #Kremlini #përpiqet #të #trazojë #ujerat
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button