Aktualitet
Osmani takon homologun çek, flasin për forcimin e partneritetit midis dy shteteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me presidentin çek, Petr Pavel, për të cilin Osmani u shpreh se ishte takimi i parë bilateral në nivel presidentësh.
Ajo përmes një postimi në Facebook tha se ky takim u fokusua në forcimin e partneritetit midis dy shteteve.
“Për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, sot, realizuam takimin e parë bilateral në nivel presidentësh”.
“Takimi i sotëm me Presidentin çek Petr Pavel u fokusua në angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani.
#Osmani #takon #homologun #çek #flasin #për #forcimin #partneritetit #midis #shteteve
gazetablic.com