Aktualitet

“Nuk duhet ta shohim të ardhmen me sytë e së shkuarës”, Rama: Nuk e vendos dot Brukseli nëse jemi apo jo europianë

Në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 që po mbahet në Pragë, kryeministri Edi Rama foli dhe për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria, rajoni dhe objektivat e Ballkanit Perëndimor.

Teksa vlerësoi pozitën në të cilën ndodhet Ballkani Perëndimor, Rama u shpreh se tashmë vendet e tij janë pothuajse njësoj me ato të BE, përveç pjesës ekonomike. Ai përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se termi europian nuk mund të vendoset në Bruksel.

“Ne jemi në anën e dialogut. Nuk duhet ta shohim të ardhmen me sytë e së shkuarës. Kur nis prej këtej shumë gjëra bëhen të qarta, shumë pengesa bëhen më pak problematike. Ne kemi promovuar paqen, dialogun me të gjithë. Unë ndërmora të shkoja në Serbi, gjë që nuk kishte ndodhur prej 68 vitesh. Sot Ballkani është në një pozitë më të mirë. Duhet të them se nuk shoh ndryshim mes nesh dhe BE, sigurisht për ekonominë kemi hendek të konsiderueshëm, por për pjesën tjetër nuk shoh dallim.

Ne jemi evropianë dhe kjo nuk mund të vendoset në Bruksel. Edhe sot do të ishim një vlerë e shtuar. Për Shqipërinë është e qartë, ne pa asnjë rezervë duam të bëhemi anëtarë të BE. Pa asnjë rezervë jemi anëtarë të NATO dhe kundër agresionit rus në Ukrainë. Popullaritet i Putin në Shqipëri është vetëm 1%”, tha Rama.

#Nuk #duhet #shohim #të #ardhmen #sytë #së #shkuarës #Rama #Nuk #vendos #dot #Brukseli #nëse #jemi #apo #europianë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button