“Nuk e paguaj gjobën”/ Kundërshtoi policinë dhe u largua, përfundon në pranga 37-vjeçari në Malësinë e Madhe

Një 37-vjeçar është arrestuar pas një incidenti me punonjësit e policisë në qytetin e Koplikut, Malësi e Madhe.
Shtetasi Vinçens Sterkaj, banues në fshatin Dedaj, u kap dhe u vu në pranga nga specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Komisariatit të Malësi e Madhe.
Ngjarja ka ndodhur kur një punonjës i Policisë së Rendit ka konstatuar një automjet të parkuar në një vend të ndaluar në qytetin e Koplikut.
Ky automjet pengonte qarkullimin e mjeteve të tjera dhe ndërkohë që policia po ushtronte detyrën e saj për vendosjen e masës administrative sipas Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit ka kundërshtuar me forcë punonjësin e policisë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
#Nuk #paguaj #gjobën #Kundërshtoi #policinë #dhe #largua #përfundon #në #pranga #37vjeçari #në #Malësinë #Madhe
Java News