“Shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për Kosovën”/ Noizy ironizon keq aktorin: O aga, ndërroje mallin, merre më të butë!

Deklarata e aktorit të njohur të Kosovës Osman Azemi, se shqiptarët e Shqipërisë kanë inat ndaj atyre të Kosovës, ka nxitur reagime të shumta gjatë dy ditëve të fundit.
Pa reaguar nuk ka mbetur as reperi Noizy, i cili në një postim në rrjetin social Instagram e “këshillon” aktorin “ të ndërrojë mallin”.
“Kjo video shkon për Osman Agaun, o aga, ndërroje mallin o aga – merre pak më të butë. Po nuk e ka zili vëllai vëllain more aga. O Osman, ndërroje mallin, ndërroje edhe emrin,” dëgjohet duke thënë Noizy në video.
Në mbishkrimin e videos e cila u fshi shumë shpejt, Noizy vazhdoi me replikat e tij.
“Paske pi i çikë o jetë, me bo me t’dëgju gjyshi tu fol e kish nem babain tënd o Osman”, shkroi reperi.
#Shqiptarët #Shqipërisë #janë #xhelozë #për #Kosovën #Noizy #ironizon #keq #aktorin #aga #ndërroje #mallin #merre #më #të #butë
Java News