Aktualitet

Ministri Vengu jep detaje nga takimi me kryeministrin Kurti

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në Instagram ku Vengu shpërndau disa fotografi brenda takimit, ai zbuloi se me Kurtin vendosën theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët. Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive”, ka shkruar Vengu.

 



#Ministri #Vengu #jep #detaje #nga #takimi #kryeministrin #Kurti
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button