Pas ushtarëve, qeveria nuk harron as policët, miratohen orët shtesë dhe kompensimi ushqimor

Në mbledhjen e fundit të këshillit të ministrave, qeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor të tyre.
Në Aktin e miratuar, parashikohet të mbulohet efekti financiar i orëve shtesë të punonjësve të policisë të angazhuar në shërbim gjatë sezonit turistik.
Po ashtu, me këto shtesa në Aktin Normativ, do të mbulohet edhe efekti financiar i kompensimit në lekë për ushqimin, për punonjësit e policisë për gjithë vitin buxhetor 2024.
Në një prononcim pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Financave Petrit Malaj u shpreh se është rritur financimin për Ministrinë e Brendshme në vlerën rreth 1.3 miliard lekë për kompensimin ushqimor të Policisë, krahas orëve shtesë të punës që do t’i përfitojnë në kuadër të sezonit turistik.
Realizimi i këtij premtimi për punonjësit e policisë, pason atë për rritjen e pagave dhe sigurimin jetësor, si dhe ndihmon në përmirësimin e performancës së tyre.
#Pas #ushtarëve #qeveria #nuk #harron #policët #miratohen #orët #shtesë #dhe #kompensimi #ushqimor
Java News